Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gjuha e urrejtjes e Vuçiqit ndaj shqiptarëve dhe Shaip Kamberit, reagon ashpër Ragmi Mustafi

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 08:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjuha e urrejtjes e Vuçiqit ndaj shqiptarëve dhe Shaip Kamberit, reagon ashpër Ragmi Mustafi
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka ngritur zërin përmes një reagimi të ashpër ndaj deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një paraqitjeje në televizionin Informer, ku në shënjestër ishin deputeti shqiptar Shaip Kamberi dhe bashkimi politik i shqiptarëve. Sipas Mustafit, kreu i shtetit serb tenton ta paraqesë bashkimin politik të shqiptarëve si një komplot të “armiqve të Serbisë”, ndërkohë që për deputetin Shaip Kamberi ka përdorur tone fyese, duke e etiketuar si “më të keqin dhe më të ligun ndër ta”. Në vijim, po ju sjellim të plotë reagimin e tij të ndarë në rrjetet sociale: Dëgjojeni gjuhën e Aleksandër Vuçiqit në TV Informer ndaj Shaip Kamberit dhe shqiptarëve. Bashkimin politik të shqiptarëve e paraqet si vepër të “armiqve të Serbisë”, siç e përmbledh Bujanovačke, ndërsa Shaip Kamberin e quan “më të keqin dhe më të ligun ndër ta”. Ai pretendon se bashkimi synon ngritjen e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Në këtë kontekst sulmon edhe kongresmenin amerikan Joe Wilson, duke e etiketuar si “të paguar” të shqiptarëve. Angazhimin me përfaqësues amerikanë, evropianë dhe diplomatë e paraqet si veprim kundër Serbisë. Dhe e përmbyll: “Nuk do t’ua lejoj.” Kjo gjuhë ushqen urrejtjen dhe krijon terren për frikësim. Përfaqësimin demokratik dhe avokimin ndërkombëtar për të drejtat tona përpiqet t’i trajtojë si kërcënim. Po, çështjen e Luginës së Preshevës do ta ngremë në Uashington, në Bruksel dhe kudo ku mbrohen të drejtat e njeriut. Do të kërkojmë mbështetje për barazi, përfaqësim dhe zbatimin e zotimeve të shtetit ndaj shqiptarëve. Bashkëpunimi me partnerët amerikanë dhe evropianë është pjesë e këtij angazhimi demokratik. Z. Vuçiq shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen, të përfaqësohen dhe të flasin për padrejtësitë që përjetojnë. Për këtë nuk u duhet leja jote. Qëndroj përkrah Shaip Kamberit dhe "Koalicionit Shqiptar" si dhe të drejtës sonë për përfaqësim publik të lirë e dinjitoz. Barazia nuk është armiqësi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar