Sport
Kombëtarja e vajzave gati për historinë: Shqipëria sfidon Uellsin në rrugën drejt Botërorit 2027
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka përfunduar këtë pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, duke finalizuar përgatitjet për duelin vendimtar kundër Uellsit. Kjo përballje, e vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027, cilësohet si një nga momentet më kulmore për futbollin e vajzave në vendin tonë.
Nën urdhrat e trajnerit Armir Grima, futbollistet kuqezi kanë shfaqur një formë të shkëlqyer fizike dhe taktike. Grupi gëzon një gjendje optimale, pa asnjë shqetësim shëndetësor, ndërsa optimizmi dhe përqendrimi maksimal mbizotërojnë në kampin shqiptar për sfidën që pritet të shkruajë histori.
Takimi Shqipëri-Uells do të zhvillohet nesër, më 9 tetor, në orën 18:00, në impiantin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Federata ka njoftuar se dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë, pasi hyrja do të jetë falas për sportdashësit.
Në këtë mbrëmje të rëndësishme, mbështetja nga shkallët e stadiumit është thelbësore. Për këtë arsye, vajzat kuqezi u bëjnë thirrje tifozëve shkodranë dhe gjithë shqiptarëve që të jenë të pranishëm në stadium, për t'i dhënë skuadrës forcën e duhur drejt një rezultati pozitiv.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: