Ekonomi
Forumi i Biznesit Britanik-Kosovë, Ambasadori Hargreaves kërkon fokus te investimet dhe ekonomia
Reklamë e Sponsorizuar
Intensifikimi i partneritetit ekonomik dhe zgjerimi i fushës së investimeve kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë Forumit të Biznesit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, një ngjarje kjo e organizuar të enjten nga Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Britanike në Prishtinë.
Gjatë punimeve të këtij takimi, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vënë në pah rëndësinë e drejtimit të këtij kapitulli të ri bashkëpunimi drejt nismave konkrete të biznesit dhe mbështetjes së investimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: