Bajrami thotë se LDK-ja s’do të ndërrojë qëndrim

Publikuar më: 03-05-2025 07:32
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit. Ajo theksoi se LDK-ja ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimin e saj dhe se “nuk jemi ne ata që duhet të ndërrojmë qëndrim”. Sipas saj, ndryshimi i mënyrës së votimit mund të bëhej vetëm në fillim të procesit dhe jo në fazën kur votimi është duke u zhvilluar.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu