Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Goditje e rëndë për Interin: Cristian Chivu humbet shërbimet e Curtis Jones

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje e rëndë për Interin: Cristian Chivu humbet shërbimet e Curtis Jones
Një tjetër lajm i hidhur ka mbërritur në kampin e Interit dhe për teknikun Cristian Chivu, pasi mesfushori Curtis Jones ka pësuar një dëmtim gjatë seancës stërvitore dhe do të detyrohet të qëndrojë larg fushave të blerta për një periudhë kohe. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, lojtari anglez është është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të hollësishme, të cilat kanë konfirmuar një dëmtim muskulor në aduktorët e kofshës së djathtë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi zikaltër ka bërë të ditur se situata fizike e 24-vjeçarit do të monitorohet vazhdimisht në ditët në vijim. Përveç mungesës në duelin e së shtunës kundër Parmës, Jones pritet të mungojë për të paktën tri javë. Ky dëmtim do t'i mohojë mesfushorit mundësinë të aktivizohet në sfidat e Ligës së Kampionëve ndaj Club Bruges dhe Shakhtar Donetsk, si dhe në ndeshjet e Serie A kundër Bolognas, Fiorentinës dhe Venezias. Drejtuesit dhe stafi teknik shpresojnë ta kenë sërish në dispozicion për derbin e 31 tetorit. Pas një paraqitjeje si titullar në stadiumin “Olimpico” ndaj Romës, anglezi ishte në planet e trajnerit për të nisur ndeshjen nga minuta e parë edhe kundër Parmës, por fati ka qenë ndryshe. Me dëmtimin e tij, nga treshja e futbollistëve anglezë që u transferuan te zikaltrit gjatë merkatos verore, i vetmi që mbetet i gatshëm për sfidën me Parmën është Spence.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar