Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gjini kalon në sulm: AAK-ja nis aksionet në terren dhe premton opozitë të ashpër ndaj Qeverisë

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjini kalon në sulm: AAK-ja nis aksionet në terren dhe premton opozitë të ashpër ndaj Qeverisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, e ka nisur fjalën e tij duke i uruar suksese Justina Shiroka-Pulës për marrjen e drejtimit të vendit si Presidente e Kosovës. Në vijim të deklaratës së tij, Gjini theksoi se periudha e ngecjeve dhe bllokadave ka marrë fund përfundimisht, ndërsa barra e qeverisjes tashmë i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Gjini ka lëshuar një paralajmërim të prerë për ekzekutivin, duke bërë të ditur se subjekti i tij politik do të shndërrohet në një opozitë pa asnjë lëshim. “Oferta jonë pa asnjë kusht, ishte ekskluzivisht parimore, për shtetin dhe për qytetarët, njëjtë si qëndrimi jonë për Specialen dhe vota pro ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Nuk bëmë asnjë pazar dhe secilin premtim dhe qëndrim e mbajtëm deri në fund. Sot, koha e bllokadave mbaroi dhe përgjegjësia absolute u mbetet atyre që morën pushtetin. Prandaj, nga sot, puna jonë zhvendoset në terren. Aleanca do të jetë çdo ditë në terren, duke takuar e dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës. Ne do të jemi opozitë e pakompromis. Do të flasim hapur dhe me emër për secilën shkelje, në secilin institucion dhe në çdo nivel të këtij pushteti. Nuk ka më hapësirë për arsyetime”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar