Sport
Zhvillimet e fundit: Prokuroria zvicerane merr vendim ndaj Granit Xhakës
Reklamë e Sponsorizuar
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka thyer heshtjen pas vendimit zyrtar të Prokurorisë zvicerane mbi çështjen për të cilën ishte marrë në pyetje më parë, duke konfirmuar se është ndëshkuar me urdhër penal.
Sipas njoftimit të vetë futbollistit, ai është gjetur përgjegjës për veprën penale të përfitimit të një vërtetimi të rremë.
Organi i akuzës ka caktuar një dënim prej 50 ditë-gjobë, ku secila ditë llogaritet me 3,000 franga zvicerane, duke arritur në një total prej 150 mijë frangash. Megjithatë, ky dënim është dhënë me kusht dhe me një periudhë prove prej dy vitesh, çka do të thotë se nuk do të ekzekutohet, nëse mesfushori nuk përsërit ndonjë shkelje penale gjatë kësaj kohe.
Mesfushori me origjinë shqiptare theksoi se ka bashkëpunuar plotësisht duke dhënë dëshminë e tij para prokurorisë, ndërsa procesi ka marrë tashmë epilogun përfundimtar, përfshirë edhe shlyerjen e shpenzimeve procedurale.
“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë. Qëndroj pas asaj që kam thënë disa javë më parë”, u shpreh Xhaka në deklaratën e tij.
Në fund të reagimit, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetësit që i qëndruan pranë gjatë kësaj kohe sfiduese.
“Faleminderit për mesazhet e shumta mbështetëse që kam marrë gjatë javëve të fundit. Për mua kanë shumë rëndësi”, përfundoi mesazhin e tij Xhaka.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: