Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vendimi i Prokurorisë zvicerane: Kapiteni i helvetikëve, Granit Xhaka, përballet me dënim financiar

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vendimi i Prokurorisë zvicerane: Kapiteni i helvetikëve, Granit Xhaka, përballet me dënim financiar
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka dalë me një deklaratë zyrtare pasi autoritetet e drejtësisë në shtetin zviceran kanë mbyllur hetimet dhe kanë marrë një vendim përfundimtar lidhur me çështjen për të cilën ai ishte marrë në pyetje kohë më parë. Sipas njoftimit të vetë futbollistit, prokuroria e ka shpallur atë përgjegjës për veprën penale të sigurimit të një vërtetimi të pavërtetë. Për këtë shkelje, atij i është caktuar një dëpenim prej 50 ditë-gjobash, me nga 3,000 franga zvicerane për secilën ditë, që në total kap shifrën e 150 mijë frangave. Megjithatë, dënimi është vendosur me kusht dhe me një periudhë prove prej dy vitesh, çka nënkupton se ai nuk do të ekzekutohet nëse mesfushori nuk përsërit ndonjë vepër të ngjashme gjatë kësaj kohe. Mesfushori me origjinë shqiptare theksoi se ka bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë, duke dhënë dëshminë e tij dhe se tashmë çështja ka marrë epilogun zyrtar, ndërkohë që shpenzimet procedurale janë shlyer plotësisht. “E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë. Qëndroj pas asaj që kam thënë disa javë më parë”, u shpreh Xhaka në deklaratën e tij. Në mbyllje të reagimit, ylli i fushave të blerta nuk la pa përmendur mbështetjen e madhe që ka gatitur nga opinion publik dhe njerëzit e afërt përgjatë kësaj kohe sfiduese. “Faleminderit për mesazhet e shumta mbështetëse që kam marrë gjatë javëve të fundit. Për mua kanë shumë rëndësi”, përfundoi mesazhin e tij Xhaka.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar