Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Prapaskenat e Topit të Artë: Ish-drejtuesi i ‘France Football’ rrëfen tentativën me zarf

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prapaskenat e Topit të Artë: Ish-drejtuesi i ‘France Football’ rrëfen tentativën me zarf
Pascal Ferre, ish-kryeredaktori i revistës së njohur “France Football” dhe një ndër emrat kyç në organizimin e ndarjes së çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, ka bërë publike një ngjarje të pazakontë nga periudha kur drejtonte këtë institucion. Ai ka pranon se është përballur me një përpjekje të hapur për të manipuluar procesin e vendimmarrjes gjatë mandatit të tij. Gjatë një rrëfimi për të përditshmen spanjolle “Marca”, Ferre ka shpjeguar se një menaxher lojtarësh i kishte ofruar një formë ryshfeti, me qëllim që të ndikonte te votuesit në favor të klientit të tij që garonte për trofeun e lakmuar. “Po, është plotësisht e vërtetë. Një agjent kërkoi një takim me mua, pasi lojtari i tij ishte në listën e të nominuarve. Pasi theksoi arritjet e tij dhe e lavdëroi gjatë, ai më bëri të qartë nëse do të mundja, – po e citoj në thonjëza – ‘ta shisja’ kandidaturën e tij para jurisë”, ka relatuar Ferre. Ish-kreu i redaksisë së “France Football”, i cili ka shërbyer në këtë detyrë për rreth tri dekada, theksoi se e refuzoi menjëherë kërkesën e pabazuar dhe refuzoi çdo lloj ndërhyrjeje në zgjedhjen e fituesit. “Në një moment u detyrova të ngrihesha nga tavolina për t'i dhënë përgjigje një thirrjeje telefonike. Kur u ktheva, përfaqësuesi i lojtarit ishte larguar”, vijon rrëfimi i tij. “Megjithatë, mbi tavolinë kishte mbetur një zarf. E mora dhe e dorëzova menjëherë në recepsion. Nuk kam asnjë ide se çfarë mund të ketë pasur brenda”, u shpreh ai. Në dëshminë e tij, Ferre ka preferuar të mos përmendë vitin se kur ka ndodhur ky incident, duke ruajtur gjithashtu anonimatin e agjentit dhe futbollistit që lidhen me këtë skandal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar