Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Besnik Tahiri: Ndryshimet në Ligjin e Speciales nuk e shfuqizojnë, por e përmirësojnë gjykatën

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Besnik Tahiri: Ndryshimet në Ligjin e Speciales nuk e shfuqizojnë, por e përmirësojnë gjykatën
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se nisma për plotësim-ndryshimin e ligjit që rregullon veprimtarinë e Dhomave të Specializuara nuk synon zhbërjen e këtij institucioni, por adresimin e mangësive dhe vendosjen e standardeve më të mira të drejtësisë. Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë, Tahiri ka sqaruar se kufizimet e vendosura lidhen ngushtë me kompetencat kushtetuese dhe legjislative të Kuvendit për të mbikëqyrur proceset. "Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka", ka u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar