Drenica pranë rikthimit në Superligë, Liria ndalet nga Vëllaznimi

Publikuar më: 02-05-2025 16:30
Drenica ka shënuar edhe një fitore tjetër në Ligën e Parë dhe është një hap larg rikthimit në Superligë. Djelmoshat e Bylbyl Sokolit sot shënuan fitore në udhëtim ndaj Rilindjës, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline. Dy gola për Drenicën i shënoi sulmuesi, Kreshnik Uka dhe një tjetër Mohamed Fofana. Në anën tjetër, Liria u ndal nga Vëllaznimi me barazim 1-1. Dijar Nikqi shënoi për skuadrën prizrenase, ndërsa Ardian Hoti shënoi golin e barazimit për skuadrën gjakovare. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, Drenica është lidere në Ligën e Parë – Grupi A, me 52 pikë, pesë më shumë se Liria. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu