Kronikë
Goditet grupi i Rrajave, SPAK shtrin aksionin në disa qytete dhe prangos një person në Shkodër
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion të gjerë në disa qytete të vendit, si pjesë e një hetimi disavjeçar ndaj një organizate kriminale.
Në kuadër të këtij aksioni, deri më tani janë lëshuar dy masa sigurie, ku njëra prej tyre është ekzekutuar me sukses në qytetin e Shkodrës, ku është vënë në pranga shtetasi Bledar Çafi.
Ndërkohë, strukturat e rendit janë vënë në lëvizje edhe në kryeqytet, ku po ushtrojnë kontrolle intensive për ekzekutimin e masës tjetër të sigurisë të caktuar nga drejtësia.
Ky operacion antikorrupsion vjen pas hetimeve intensive të SPAK-ut ndaj personave që dyshohet se janë pjesë e strukturës kriminale të njohur si “Rrajat”. Hetimet për këtë dosje kanë nisur kohë më parë, ndërsa aksioni operacional dhe verifikimet në terren vijojnë në disa qarqe të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: