Aktuale
KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike: Ja zonat që preken sot nga punimet në rrjet
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen punime të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit energjetik. Për shkak të këtyre ndërhyrjeve teknike, disa rajone të vendit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me rrymë.
Në rajonin e Drenasit, nga NS 220/10[kV], dalja 10[kV] Llapushnik do të jetë jashtë funksionit nga ora 10:00 deri në 15:30. Ndërprerja do të prekë Llapushnikun, Orllatin, Negrovcin, Terpezën, Berishën, Novosellën dhe Kleçkën, për shkak të pastrimit të trasesë dhe mirëmbajtjes preventive pas inspektimeve me dron.
Në rajonin e Obiliqit dhe Fushë Kosovës, nga TS Palaj, dalja 10 kV J03 do të ketë ndërprerje nga ora 10:00 deri në 15:30 për shkak të pastrimit të trasesë. Kjo do të ndikojë në zonat: Hamidi, Bivolak, Kastriot, Zhilivod, Graçanicë, Hakif Dedinca, Lajthishtë, Leskoc, Haxhi Zeka, Mehmet Rexha, Sibovc, Katushnicë, Hade, Shipitullë, Grabovc, Miradi e Epërme, Gllavotinë, Caravodicë, Palaj, Mazgit i Ulët dhe rrugët përreth. Ndërkaq, nga NS Fushë Kosova 1, dalja 10kV J20 do të jetë pa rrymë nga ora 08:00 deri në 12:00 për verifikim të daljeve, duke prekur një pjesë të qytetit të Fushë Kosovës.
Sa i përket rajonit të Prizrenit, nga TS 35/10[kV] Prizreni IV, dalja 10[kV] J16 (KFORI Turk) do të jetë pa energji nga ora 10:00 deri në 14:00, duke prekur rrugët: Sali Bytyqi, Turgut Ozel, Elbasani, Beteja e Lumes dhe Mbreti Pleurat. Gjithashtu, nga TS 110/10[kV] Prizreni 3, dalja 10kV J26 Zhupa do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 14:00 për pastrim traseje, duke prekur Manastericen, Llokvicën, Neprogoshten, Reqanin, Pllanjanen, Lubinjen e Epërme dhe të Ulët, Gornja sellen, Mushnikovën, Prevallën dhe fshatrat përreth.
Në rajonin e Mitrovicës, nga TS 110/10[kV] Mitrovica 2, gjatë operacionit të bartjes së rrjetit, dalja LP 10kV J14 Kushtova do të jetë jashtë funksionit nga ora 08:00 deri në 14:00. Kjo do të shkaktojë ndërprerje në nënstacionet që furnizojnë zonën e Koshtovës, duke përfshirë TS Ortwein Blerim Ibrahimi, Koshtovë Seferi 2, Ferma Koshtovë, Koshtovë 5 dhe Lagjen Sadiku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: