Botë
Situatë emergjente në Trepçë: Tre minatorë shpëtohen, dhjetëra të tjerë ende nën tokë
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në minierën e Trepçës në Stantërg, pas një incidenti që ka lënë dhjetëra punëtorë të bllokuar në thellësi. Deri më tani, tre minatorë kanë arritur të dalin të sigurt nga nëntoka, ndërsa 60 të tjerë mbeten ende të ngujuar në horizontin e 11-të.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e djegies së transformatorit kryesor në këtë nivel të minierës, duke ndërprerë qarkullimin dhe nxjerrë jashtë funksionit pjesën më të madhe të sistemit. Fillimisht, 63 minatorë kishin mbetur të izoluar, por fatmirësisht tre prej tyre kanë arritur të evakuohen përmes daljeve të posaçme emergjente.
Aktualisht, ekipet e zjarrfikësve dhe njësitë përkatëse të shpëtimit janë të angazhuara maksimalisht në terren. Ata po punojnë pa ndërprerje për të krijuar kushtet e nevojshme dhe për të nxjerrë shëndoshë e mirë edhe minatorët e mbetur në horizontin e 11-të.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: