Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Prapaskenat e arrestimit të Valon Llukës: Si u përfshi kompania e Valon Ademit në skandalin e miliona dollarëve?

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prapaskenat e arrestimit të Valon Llukës: Si u përfshi kompania e Valon Ademit në skandalin e miliona dollarëve?
Biznesmeni Valon Lluka është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, nën dyshimet për një sërë veprash të rënda penale. Ai po hetohet për “Mashtrim”, “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhje të kontratës së dëmshme”. Ndonëse organi i akuzës nuk ka dhënë detaje mbi vendndodhjen e veprimeve të dyshuara, akuzat përputhen me kallëzimin penal të ngritur nga kompanitë e biznesmenit Behgjet Pacolli. Sipas dokumenteve të dorëzuara më 24 tetor 2025 në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kompanitë “ISDIAR L.L.C.” dhe “Hirano Mushroom L.L.C.”, ku Pacolli është aksionar kryesor, kanë denoncuar Llukën për kohën sa ka shërbyer si drejtor menaxhues. Në kallëzim thuhet se Lluka, gjatë periudhës dhjetor 2024 – qershor 2025, ka përdorur mashtrimin për të nxitur pagesa të parregullta. Në qendër të këtij skandali qëndron një faturë e lëshuar nga nënkontraktori “2A Group L.L.C.”, në pronësi të Valon Ademit. Bëhet fjalë për një faturë prej mbi 1.5 milionë dollarësh, e cila pretendonte se mbulonte punimet për ndërtimin e aeroportit në Bengazi të Libisë. Megjithatë, sipas padisë, fatura nuk ishte në përputhje me kontratën dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për pranimin e punëve të kryera. Në kallëzimin penal thuhet se, duke keqinformuar zyrtarët brenda kompanisë “ISDIAR L.L.C.” mbi rregullsinë e punimeve, Valon Lluka ka arritur të sigurojë një pagesë të pjesshme prej 600,000 dollarësh më 7 prill 2025. Përplasja bëhet edhe më komplekse po të kihet parasysh se biznesmeni Valon Ademi, pronar i “2A Group L.L.C.”, ka pasur përplasje të mëhershme me Behgjet Pacollin, të lidhura me menaxhimin e punimeve në aeroportin e Vlorës që nga gushti i vitit të kaluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar