Kurti shmang gazetarët përsëri, fëmijët brohorasin emrin e Thaçit

Publikuar më: 02-05-2025 14:00
Publikuar më: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në fshatin Studime të Vushtrrisë, me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe. Edhe kësaj radhe, Kurti nuk pranoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve, të cilat kishin të bënin me procesin ende të bllokuar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit. Pas përfundimit të akademisë, në ambientet përreth u dëgjuan brohoritje të fëmijëve që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Më pas, edhe disa pjesëmarrës të tjerë brohoritën emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu