Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Skandal i mundshëm seksual: Gazetari nga Shqipëria paralajmëron publikimin e fotove të një ligjvënësi të Vetëvendosjes

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandal i mundshëm seksual: Gazetari nga Shqipëria paralajmëron publikimin e fotove të një ligjvënësi të Vetëvendosjes
Gazetari i njohur nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka hedhur akuza dhe paralajmërime të forta përmes një videoje të shpërndarë në platformën TikTok, ku ka paralajmëruar nxjerrjen në dritë të disa imazheve që, sipas pretendimeve të tij, përfshijnë një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje. Tozaj ka theksuar se bëhet fjalë për një përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës, për të cilin ai pohon se ka shkëmbyer sasi të madhe fotosh, duke e cilësuar rastin e tij si më të bujshmin krahasuar me të tjerët. "Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë. Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in politik se aty do të keni spektakël, do i shikoni këto që neve na duken idhuj janë njerëzit më të pisët, që i keni pa ndonjëherë", ka shtuar ai në deklaratën e tij. Pavarësisht paralajmërimit për skandalin, gazetari nuk ka zbuluar ende identitetin e zyrtarit të lartë, ndërsa nga fjalët e tij lë të kuptohet se në një fazë të dytë do të bëjë publike materialet fotografike që lidhen me këtë çështje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar