KFOR-i në Stagovë, pritet eksplodimi i mjetit shpërthyes në Kaçanik

Publikuar më: 02-05-2025 09:02
Njësitë e KFOR-it gjenden në fshatin Stagovë të Kaçanikut, ku në orën 12:00 pritet të bëhet shpërthimi i mjetit që u gjet më 27 prill. Mjeti shpërthyes dyshohet se ka mbetur aty nga Lufta e Dytë Botërore. Banorët e zonës janë paralajmëruar për të qëndruar larg vendit të ngjarjes deri në përfundimin e operacionit për arsye sigurie.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu