Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula. Ai ka përgëzuar partitë për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se Kosova po vazhdon një traditë të rëndësishme, meqë përsëri presidente është zgjedhur një grua. “…Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje…”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar