Sport
Paraqitje fantastike, dy kuqezinj shkëlqejnë në formacionin ideal të Ligës së Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Dyshja e Kombëtares shqiptare të futbollit ka lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare, pasi është përfshirë zyrtarisht në njëmbëdhjetëshe më të mirë të javës së katërt në Ligën e Kombeve, bazuar në statistikat e platformës së njohur 'Sofascore'.
Mesfushori Kristjan Asllani, i cili vulosi suksesin në përballjen ndaj San Marinos, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve duke u vlerësuar me pikët e plota, notën maksimale 10, një arritje e barabartë kjo me yllin e Përfaqësueses së Francës, Michael Olise.
Krahas tij, në formacionin ideal të kësaj xhiroje është radhitur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Përfaqësuesi kuqezi ka regjistruar një paraqitje të qëndrueshme, e cila është shpërblyer nga analistët e statistikave me notën 7.9.
Këto vlerësime vijnë në një moment jashtëzakonisht pozitiv për përfaqësuesen shqiptare, e cila aktualisht mban kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve, duke grumbulluar gjithsej 9 pikë të plota pas 4 ndeshjeve të zhvilluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: