Bokshi: Ekstremistët e djathtë i thjeshtësojnë problemet, në një të vetëm
Publikuar më: 01-05-2025 18:48
Politologu Alban Bokshi ka deklaruar se grupet ekstremiste të djathta tentojnë t’ithjeshtësojnë aq shumë problemet, saqë më pas t’i mobilizojnë masat “duke rritur frikën që të rreshtohen pas tyre”.
Ai ka thënë të enjten në emisionin “Konfront” të KTV-së se qëllimi i ekstremistëve të djathtë është që të brengat reale të njerëzve t’i paraqesin në mënyrë të të thjeshtë, që sipas tij, më pas të prezantohen si shpëtimtarë të tyre.
“...Ata e thjeshtësojnë sepse ashtu është mënyra më efektive me mobilizu masën, duke rritur frikën e masës që të rreshtohen pas tyre. Pastaj, këta prezantohen si shpëtimtarë të popullit e kombit, të çdo gjëjë që është kërcënim, sipas tyre”, ka thënë Bokshi.
Ai shtoi se rreshtimi i njerëzve pas ekstremistëve të djathtë vjen si pasojë e frikës.