Politikë
Bedri Hamza uron Justina Shiroka-Pulën: PDK-ja ofron mbështetje të plotë për kreun e shtetit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përcjellë urimet e tij për Justina Shiroka-Pulën, pas marrjes së detyrës së Presidentes së vendit.
Në një prononcim për media, Hamza i ka uruar suksese Shiroka-Pulës në ushtrimin e funksionit të saj të lartë shtetëror, duke theksuar gatishmërinë e subjektit që ai drejton për të bashkëpunuar ngushtë me institucionin e Presidencës.
“E konsideroj si një figurë të denjë për pozitën e presidentes. I uroj suksese në këtë mandat dhe në emër të PDK-së i garantoj bashkëpunim të plotë, duke ofruar mbështetjen tonë në të gjitha proceset dhe detyrat që i takojnë kreut të shtetit”, deklaroi Hamza.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: