Politikë
Kandidimi për president, Justina Shiroka-Pula thyen heshtjen pas propozimit nga Albin Kurti
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur në tavolinë emrin e kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si kandidate potenciale për postin e të parit të shtetit.
Në një prononcim të shkurtër për RTV-Dukagjini, Shiroka-Pula nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare lidhur me këtë kandidaturë, duke kërkuar mirëkuptimin e opinionit publik për të mos u ngutur me deklarata në këtë fazë.
“Ju lutem, prisni edhe pak kohë, pasi jam duke zhvilluar bisedime me personat kompetentë”, ka deklaruar ajo, duke lënë të kuptohet se çështja është ende në proces konsultimesh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: