Politikë
Kandidatura për presidente: Justina Shiroka-Pula nuk është vënë në dijeni për propozimin e Kurtit
Reklamë e Sponsorizuar
Emri i Justina Shiroka-Pulës është lakuar së fundmi në opinionin publik si propozimi i kryeministrit Albin Kurti për pozitën e kreut të shtetit.
Megjithatë, burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se ky zhvillim ka ndodhur pa dijeninë e vetë kandidates së përfolur. Sipas këtyre informacioneve, Shiroka-Pula nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar lidhur me këtë çështje.
“Justina nuk është kontaktuar, as nuk është në dijeni për asgjë”, ka pohuar burimi në fjalë, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo ka qenë pjesë e ndonjë konsultimi apo marrëveshjeje paraprake për këtë post.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: