Politikë
Akuza ndaj Kurtit: Po synon ta bëjë Konjufcën president në kurriz të vlerave të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë protestës me moton “Jo në Emrin Tim”, organizatori Çlirim Hajrizi ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti. Ai bëri publike një ofertë politike, sipas së cilës kreu i ekzekutivit i ka kërkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) votimin e Glauk Konjufcës ose Feride Rushitit për postin e presidentit, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet ligjore që lidhen me Gjykatën Speciale.
Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve, Hajrizi theksoi se një skenar i tillë është i papranueshëm për masën e pranishme, duke shtuar se beson se as vetë Glauk Konjufca nuk do të pranonte të vishej me këtë detyrë nëpërmjet një pazari të tillë politik.
"Këtu e kemi Albin Kurtin që po tenton në kurriz të UÇK-së ta bëjë Glaukun president, e kjo lojë e tij, e ne i themi që kjo masë nuk e pranon këtë lojë. E unë nuk besoj që këtë lojë do ta pranojë as Glauk Konjufca që në kurriz të UÇK-së të bëhet president", deklaroi Hajrizi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: