Aktuale
Kujdes! Këto zona do tëballafaqohen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjet
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania e distribuimit ka njoftuar se ditët në vijim do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të vendit, si pasojë e realizimit të punimeve të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin e sistemit elektroenergetik.
Në qytetin e Mitrovicës, konkretisht nga Nënstacioni 110/10[kV] Mitrovica 2, do të shkyçet dalja 10[kV] Shipoli (me kod: 70000001) duke filluar nga ora 10:30 e deri në orën 15:15. Kjo ndërprerje bëhet për shkak të vendosjes dhe premontimit të shtyllave të Tensionit të Mesëm.
Për pasojë, pa rrymë do të mbesin disa rrugë të Mitrovicës, si: Agim Çavdërbasha, një pjesë e Ali Hadrit, Dëshmorët e Kombit, një pjesë e Emin Durakut, një pjesë e Eqrem Qabejit, një pjesë e Gazmend Baliut, Gjon Belushi, Ilaz Kodra, një pjesë e Marija Krajës, një pjesë e Ndre Mjedës, Pjetër Budi, Shkodra, një pjesë e Elez Begut, një pjesë e Nora Kelmendit, një pjesë e Sami Gashit, një pjesë e Selman Vojvodës, një pjesë e Jetish Bajramit dhe një pjesë e Sylë Vokshit. Po ashtu, ndërprerja do të prekë edhe fshatrat: një pjesë e Frashërit të Vogël, Lushtë, Pirç, Shipol, Vaganicë, Vaganicë e Poshtme, Vaganicë e Epërme, Vërnicë dhe një pjesë e Zhabarit të Epërm.
Ndërkohë, për datën 27.09.2026, KOSTT ka paraparë punime mirëmbajtjeje që do të prekin kryeqytetin. Nga Nënstacioni 110/10(20)[kV] Prishtina 5 do të ndërpritet TR 1 (J08), duke lënë pa tension të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri në orën 15:00.
Në Prishtinë, zonat e prekura përfshijnë: Rrugët Kodra e Trimave 10, 11, 6, Nexhmi Llumnica, Kodra e Trimave, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, zona te Zjarrfikësat, Çamëria 3, Xhemajl Ibishi (1,3), Abedin Rexha, Fusha e Pajtimit 2, Shkolla e Gjelbër, Hasan Brahimi, pompat e ujësjellësit, Kodra e Trimave 3, 1/1, ½, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Shkolla Fillore “Emin Duraku”, Spitali i Mushkërive I, si dhe bizneset Bardh Humolli – N.N.P. B&F Shpk, Hashim Deshishku – Deshishku Construction, Kodra e Trimave 5, Qendra e Panaireve dhe Shaban Shala.
Po ashtu, nga këto punime të mirëmbajtjes do të preken edhe lokalitetet: Bardhosh, Baci Pertoll, Trudë, Milevc, Bërnicë e Epërme, Siqevë, Sharban, Bërnica e Ulët, Barilevë Sheshivarët, Shaljanët, zona te Xhamia, Drenovc Gashët, bizneset private “Kuvilab”, Rub Shpk – Samir Rexha, ndriçimi publik për autostradë, Prugovc – Kaçure, Llukar, Makovc dhe Sinidol.
Në kuadër të punimeve për sigurinë e sistemit, nga Nënstacioni 35/10(20)[kV] Mazgiti do të ndërpritet dalja 20[kV] J15 Breznicë (kodi: 15019009) nga ora 10:00 deri në ora 13:00. Gjatë kësaj kohe, për shkak të ndërrimit të transformatorit TR-3, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten vendbanimet: Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: