Aktuale
Protesta “Jo në emrin tim”: Çlirim Haziri bën thirrje për bashkim masiv në shesh sonte nga ora 21:00
Reklamë e Sponsorizuar
Organizatori i nismës protestuese “Jo në emriot tim”, Çlirim Haziri, i ka drejtuar një thirrje publike qytetarëve për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar për mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Haziri ka kërkuar një mobilizim gjithëpërfshirës, duke nënvizuar rëndësinë e një proteste që nuk njeh ndarje apo përçarje mes qytetarëve.
“SONTE, TË GJITHË NË SHESH! Pa dallime. Pa përçarje. Për UÇK-në. Për sakrificën. Për lirinë. Zëri qytetar duhet të dëgjohet. Ora 21:00 | Sheshi ‘Skënderbeu’ JO NË EMRIN TIM”, ka shkruar Haziri në mesazhin e tij drejtuar publikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: