Botë
Bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë: 29 kadetë të FSK-së nisin shkollimin ushtarak në Shqipëri
Reklamë e Sponsorizuar
Akademia e Forcave të Armatosura e Republikës së Shqipërisë ka inauguruar vitin e ri akademik brenda mjediseve të saj të reja, të pajisura me standardet më bashkëkohore dhe infrastrukturë të avancuar për formimin e gjeneratave të reja të ushtarakëve.
Në kuadër të partneritetit të ngushtë dypalësh mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, plot 29 kadetë nga Kosova kanë nisur zyrtarisht rrugëtimin e tyre akademik në institucionin prestigjioz ushtarak.
Sipas njoftimit zyrtar, këta të rinj do t'i nënshtrohen një procesi intensiv të edukimit akademik dhe stërvitjes ushtarake, me misionin që në të ardhmen t'i shërbejnë atdheut me standardet më të larta të integritetit, përkushtimit dhe profesionalizmit.
“Këtë vit 29 kadetë nga Kosova, janë përzgjedhur për të ndjekur studimet ushtarake në kuadër të bashkëpunimit në mes dy forcave tona”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: