Kronikë
Burgim i përjetshëm për vrasësin serik nga Staro Nagoriçane: Kërkesa e fortë e Prokurorisë
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës Themelore në Kumanovë me kërkesën për t'i shqiptuar dënimin maksimal me burgim të përjetshëm Trajko Bojkovskit, i njohur si vrasës serik nga Staro Nagoriçane.
I pandehuri ngarkohet penalisht për kryerjen e katër vrasjeve dhe për dy raste të tjera të tentativës për vrasje.
Në fjalën e tij, prokurori publik Ljubomir Lape theksoi se Bojkovski, i cili ushtronte profesionin e bariut, në vend që të kujdesej dhe të mbronte shtresën e pafuqishme, is shndërruar në një grabitqar të saj. Ai vinte në shënjestër kryesisht gra të moshuara dhe që jetonin vetëm, duke ndërmarrë sulme ndaj tyre.
"Provat e siguruara vërtetojnë qartë se Stançe Karevska, Janka Antevska, Marija Marinkovska dhe Mira Stankovska kanë humbur jetën në të njëjtën skemë mizore, përmes mbytjes dhe ushtrimit të presionit në zonën e gjoksit. Tek disa prej viktimave janë konstatuar edhe lëndime në organet gjenitale, ndërsa gjurmët e ADN-së të të akuzuarit janë identifikuar te dy prej viktimave dhe te njëra nga gratë që i mbijetuan sulmit", u shpreh prokurori Lape.
Megjithëse Bojkovski refuzon të pranojë përgjegjësinë për vrasjen e Stançe Karevskës, akuza mbështetet te dëshmia e tij, gjatë së cilës ai ka dhënë hollësi rreth kohës dhe metodës së ekzekutimit që përkojnë plotësisht me konstatimet e ekspertizës mjeko-ligjore. Edhe avokatja e palëve të dëmtuara, Dragana Ilievska-Todoroviq, ka pohuar se materialet provuese e implikojnë drejtpërdrejt Bojkovskin edhe në këtë krim, pavarësisht hezitimit të tij për ta pranuar atë zyrtarisht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: