Politikë
Mickoski jep siguri: Fondi i pensioneve stabil, mosha e daljes në pension mbetet e pandryshuar
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se sistemi pensional i vendit gëzon stabilitet dhe siguri të plotë, duke iu dhënë fund shqetësimve të qytetarëve dhe duke konfirmuar se nuk do të ketë shtim të viteve për pensionim.
Gjatë një prononcimi për media, kreu i ekzekutivit sqaroi se Qeveria i analizon me vëmendje të gjitha idetë dhe sugjerimet reformuese, por vendimi përfuximtar mbetet në dorën e tyre. Sipas tij, qëndrueshmëria financiare nuk sigurohet përmes kufizimit të të drejtave qytetare, por përmes luftës ndaj keqpërdorimeve dhe drejtimit të fondeve drejt nevojave reale të shoqërisë.
Si ilustrim, ai solli ndryshimet që po ndodhin në fushën e mbrojtjes sociale, ku janë identifikuar parregullsi alarmante.
"Kemi hasur në raste të përfituesve fantomë ose persona që, sipas çdo kriteri, nuk i takon të marrin ndihmë minimale të garantuar apo sigurim social. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme, të cilat në llogaritë vjetore kapin shifrën prej një deri në një miliard e gjysmë denarë", u shpreh Mickoski, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi sfidat e sistemit pensional.
Po ashtu, ai përmendi rastin e SHA EMV-së si dëshmi të suksesit të qasjes qeveritare, ku po zhvillohen kontrolle të thella. Ai theksoi se kjo ndërmarrje, e cila dikur shënonte humbje kolosale prej 180 milionë eurosh, tashmë ka përmbysur situatën duke dalë me fitim prej rreth 6.5 milionë eurosh në tre tremujorët e parë të këtij viti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: