Politikë
Gjinovci ironizon Hamzën dhe mediat: Po i bëni dëm opozitës me mungesën e pyetjeve kritike
Reklamë e Sponsorizuar
Aktivisti i njohur, Rron Gjinovci, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj mënyrës se a u trajtua nga gazetarët konferenca për media e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, duke e quajtur këtë ngjarje më shumë si një adresim privat në rrjetet sociale sesa si një përballje të mirëfilltë me pyetje gazetarësh.
Në reagimin e tij, Gjinovci ka përdorur tone ironike, duke vënë nendë pyetje praninë e gazetarëve profesionistë në atë sallë dhe mungesën e pyetjeve sfiduese ndaj kreut të PDK-së, i cili sipas tij, po krijon iluzionin e një suksesi të rremë krahasuar me rezultatet e kaluara.
Më tej, ai ka tërhequr vëmendjen se ky nivel i gazetarisë po dëmton rëndë opozitën, pasi duke mos e sfiduar me pyetje, po i krijojnë atyre bindjen e rreme se qëndrimet e tyre janë të paprekshme dhe se kundërshtarët mbeten pa argumente.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Gjinovci i është referuar edhe kontekstit më të gjerë politik dhe zgjedhor, duke ironizuar rezultatet e deritanishme të partisë në fjalë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: