Kronikë
Incident i dhunshëm në Mitrovicë: Një i arrestuar dhe një i lënduar pas përleshjes fizike
Reklamë e Sponsorizuar
Një konflikt fizik mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “UÇK” në qytetin e Mitrovicës, duke mobilizuar menjëherë organet e rendit dhe ekipet mjekësore. Si pasojë e këtij incidenti, një person ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa tjetri ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ngjarja është regjistruar rreth orës 14:00. “Rreth orës 14:00 është raportuar një rast rrahje në rrugën ‘UÇK’ në Mitrovicë. Një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, ka deklaruar Zahiti.
Ndërkohë, detaje rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit ka dhënë zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Mitrovicë, Shpend Fazliu, i cili ka konfirmuar se në këtë institucion është trajtuar një i ri i lindur në vitin 1998.
“Ju konfirmojmë se në ora 14:40, një person 28-vjeç ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e rrahjes. Ekipet emergjente menjëherë kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas ofrimit të ndihmës mjekësore dhe qepjes së plagës, është liruar nga Shërbimi Emergjent me përcjellje nga policia”, ka theksuar Fazliu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: