Sport
Tragjedi në familjen Evra: Ish-ylli i Juventusit dhe Manchester United lotojnë humbjen e njeriut të zemrës
Reklamë e Sponsorizuar
Një goditje e rëndë ka prekur ish-mbrojtësin e njohur të Manchester United dhe Juventusit, Patrice Evra, i cili po kalon momente tejet të vështira pas një humbjeje të madhe familjare.
Nëna e ish-futbollistit, Juliette Evra, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pasi ishte duke u përballur për një periudhë të gjatë kohore me sëmundjen e rëndë të Alzheimerit.
Këtë lajm pikëllues e ka bërë të ditur vetë ish-reprezentuesi francez përmes një postimi emocional në rrjetin social “Instagram”, ku krahas shprehjes së dhimbjes, ai interpretoi edhe vargje nga kënga e grupit të njohur francez, Sexion D’Assaut.
"E kam humbur forcën, por po përpiqem të ruaj pozitivitetin. Njerëzit më pyesin shpesh nëse jam gjithmonë i lumtur... Për të gjithë ju që i keni nënat gjallë, pavarësisht se vdekja nuk e shuan dashurinë, thjesht shprehni dashurinë tuaj çdo ditë, para se ato të largohen përgjithmonë", ka deklaruar Evra në mesazhin e tij prekës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: