Politikë
Behrami ashpër ndaj Kurtit: Po promovon skenarin e viktimizimit dhe kaos politik
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të bëra gjatë një konference për media ku u diskutua çështja e zgjedhjes së presidentit.
Behrami ka vënë inatin e tij ndaj kreut të ekzekutivit, duke e akuzuar se po përpiqet të zhvendosë fajin te PDK-ja për ngërçin aktual politik në vend.
“Shpresoj që qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë rrenës së njëjtë, tashmë për herë të katërt”, ka shkruar ligjvënësi opozitar në reagimin e tij.
Më tej, ai ka ngritur akuza të rënda, duke pohuar se qasja e Kurtit mbart elemente të “doktrinës serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve”.
“E kam thënë që në vitin 2024. Për aq sa Trump është në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti do vetëm kaos dhe jo stabilitet politik”, ka përfunduar deklaratën e tij deputeti Behrami.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: