Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Mos humbni kohë me mua” – Kurti i drejton gazetarët nga Bedri Hamza

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përmbyllur konferencën e tij për media me një mesazh të drejtuar gazetarëve të pranishëm. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mediat, ai u shpreh se ka agjendë të ngjarkuar dhe i këshilloi ata që vëmendjen ta orientojnë diku tjetër. “Kemi shumë punë tash, po edhe ju mos hupni kohë me mu. Tash shkoni pyetne kryetarin e PDK’së, Bedri Hamzën. Gjysmën e Grupit Parlamentar, veç gjysmën jo krejt, krejt edhe më mirë, por veç gjysmën”, deklaroi ndër të tjera kreu i ekzekutivit. Kjo deklaratë e shefit të qeverisë pasoi kërkesën e tij drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës për sigurimin e mbështetjes rreth çështjes së Presidentit, në shkëmbim të votave për Ligjin për Gjykatën Speciale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar