Politikë
“Mos humbni kohë me mua” – Kurti i drejton gazetarët nga Bedri Hamza
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përmbyllur konferencën e tij për media me një mesazh të drejtuar gazetarëve të pranishëm.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mediat, ai u shpreh se ka agjendë të ngjarkuar dhe i këshilloi ata që vëmendjen ta orientojnë diku tjetër. “Kemi shumë punë tash, po edhe ju mos hupni kohë me mu. Tash shkoni pyetne kryetarin e PDK’së, Bedri Hamzën. Gjysmën e Grupit Parlamentar, veç gjysmën jo krejt, krejt edhe më mirë, por veç gjysmën”, deklaroi ndër të tjera kreu i ekzekutivit.
Kjo deklaratë e shefit të qeverisë pasoi kërkesën e tij drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës për sigurimin e mbështetjes rreth çështjes së Presidentit, në shkëmbim të votave për Ligjin për Gjykatën Speciale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: