Politikë
Bekim Sejdiu hedh poshtë mundësinë e kandidimit për president: Ia kam bërë të qartë Kurtit dhe LDK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Bekim Sejdiu ka reaguar zyrtarisht në lidhje me spekulimet rreth propozimit të emrit të tij për postin e presidentit të vendit.
Edhe pse kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se Sejdiu mbetet opsioni i tyre, duke u bazuar te marrëveshja politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetë Sejdiu ka sqaruar se nuk është pjesë e kësaj gare.
“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara”, ka theksuar Sejdiu.
Në anën tjetër, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka përsëritur se Partia Demokratike e Kosovës duhet të sigurojë praninë e të paktën gjysmës së deputetëve të saj në sallë. Sipas tij, për zgjedhjen e kreut të shtetit, ligjvënësit kanë të drejtë të votojnë edhe kundër kandidaturës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mban emrin e Bekim Sejdiut.
“Nëse duan zgjidhje, ajo ekziston dhe duhet të gjendet përmes takimit. Kërkojmë nga PDK-ja të zotohet se mund të na sjellë në seancë gjysmën e grupit parlamentar. Edhe kundër le të votojnë për Bekim Sejdiun”, ka pohuar Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: