Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kushti i Kurtit për PDK-në: Ofertë e re për Gjykatën Speciale në këmbim të votës për Bekim Sejdiun

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kushti i Kurtit për PDK-në: Ofertë e re për Gjykatën Speciale në këmbim të votës për Bekim Sejdiun
Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës, duke ofruar kalimin e projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë, nën një kusht të vetëm. Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, kreu i ekzekutivit sqaroi se ky hap do të ndërmerret vetëm pasi opozita të japë garanci publike për mbështetjen e Bekim Sejdiut. “Kjo është një ofertë konkrete dhe shtesë: nëse PDK angazhohet publikisht se do të sigurojë të paktën gjysmën e votave të deputetëve të saj për Bekim Sejdiun – duke pasur parasysh se pjesën tjetër e kemi të siguruar në bashkëpunim me LDK-në – atëherë ne do të procedojmë menjëherë me votimin e projektligjit në lexim të dytë”, deklaroi Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar