Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Spanja kërkon biletën për çerekfinale në Split, dilema e madhe e De la Fuentes quhet Lamine Yamal

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Spanja kërkon biletën për çerekfinale në Split, dilema e madhe e De la Fuentes quhet Lamine Yamal
Kroacia dhe Spanja do të matin forcat mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Polud”, ku do të zhvillohet takimi i vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit 3 në elitën e Ligës së Kombeve. Ekipi spanjoll udhëton drejt Splitit si lider i grupit dhe i mjafton vetëm një barazim për të prerë biletën drejt fazës çerekfinale. Shtypi spanjoll paralajmëron se selektori Luis de la Fuente pritet të freskojë sërish 11-shen e tij me ndryshime rrënjësore në formacion. E përditshmja “AS” ka ngritur hipotezën e një rotacioni masiv, duke bërë me dije se nga minuta e parë mund të shfaqen lojtarë si Marc Pubill, Pau Cubarsí, Dean Huijsen, Marc Cucurella, Martín Zubimendi, Fermín Lopez dhe Mikel Oyarzabal. Të gjithë këta futbollistë janë opsione konkrete për formacionin bazë, pasi gjatë kësaj periudhe grumbullimi tekniku spanjoll ka menaxhuar me kujdes minutazhin, duke e shpërndarë atë në mënyrë të barabartë mes grupit. Megjithatë, pikëpyetja më e madhe mbetet qasja që De la Fuente do a ketë ndaj Lamine Yamalit. Talenti i Barcelonës mbetet i vetmi futbollist spanjoll që e ka nisur si titullar çdo ndeshje të këtij cikli, duke kontribuar me katër gola dhe një asistim. Vetë trajneri kishte theksuar paraprakisht se asnjë lojtar nuk do t'i kalojë 270 minuta aktivizim përgjatë këtyre katër sfidave. I pyetur enkas për gjendjen e Yamalit, strategu u shpreh se 19-vjeçari gëzon formë të mirë dhe është tejet i motivuar, por nuk dha detaje nëse do ta startojë takimin në “Polud”. Pavarësisht kësaj, parashikimet nga Spanja sugjerojnë se anësori do të jetë sërish pjesë e formacionit startues, ose në rast pushimi, do të gjejë hapësirë gjatë lojës nga stoli. Në anën tjetër, Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këtë transfertë. Nga kjo listë është zyrtarisht jashtë sulmuesi i ri Carlos Espí, i cili ishte bashkuar grupit me vonesë pas dëmtimit të pësuar nga Ferran Torres.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar