Kronikë
Kurti i vë kusht PDK-së: Zgjedhja e presidentit sot hap rrugën për Specialen të enjten
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se çështja e kreut të shtetit kërkon zgjidhje të menjëhershme, ndërkohë që ajo për Gjykatën Speciale mbetet gjithashtu prioritare.
Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur të martën, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se ekipi i tij ka ndërmarrë katër hapa konstruktivë drejt Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të arritur një dakordësim rreth postit presidencial dhe projektligjit përkatës, por sipas tij, pala tjetër nuk ka treguar vullnet.
Kurti ka dhënë garanci publike se nëse figura e presidentit merr mbështetjen e duhur gjatë ditës së sotme, atëherë Kuvendi do të procedojë me miratimin në lexim të dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes.
“Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë më pastaj duke respektuar edhe afatin 72-orësh sipas nenit 75 të Rregullores së Kuvendit. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për dhomat e specializuara”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: