Politikë
Hamza mbyll derën e takimeve të radhës me Kurtin: Kusht mbetet votimi i ligjit për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përjashtuar mundësinë e një takimi të dytë me kryeministrin Albin Kurti, përderisa nuk përmbushet kërkesa e tyre kyçe.
“Po e bëj të qartë, për ne si Partia Demokratike e Kosovës, për Kosovën, për historinë për të ardhmen, ligji është domosdoshmëri. Nuk janë çështje të lidhura ligji dhe presidenti”, u shpreh Hamza gjatë deklarimit të tij.
Sipas kreut të PDK-së, çështja e presidentit ka qenë thjesht një koincidencë dhe nuk duhet të ndërlidhet në këtë formë, duke shtuar se ata mbeten të gatshëm për dialog vetëm pasi të kalojë ky hap ligjor.
“Presidenti ka koincidu, ka mujt me qenë presidenti në detyrë, i zgjedhur. Dhe pse kështu formë për presidenti. Le të votohet ligji dhe pastaj jemi të hapur të bisedojmë për tema tjera”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: