Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

U shkarkua për shkak të fotove në OnlyFans, ish-mësuesja italiane befason me vendimin e ri

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
U shkarkua për shkak të fotove në OnlyFans, ish-mësuesja italiane befason me vendimin e ri
Pas një viti mungesë në klasa, Elena Maraga, ish-edukatorja e një kopshti privat katolik në provincën e Trevizos, është shprehur e gatshme për t’iu rikthyer pasionit të saj të vjetër, mësimdhënies. Tridhjetëvjeçare, e cila fitoi vëmendjen e opinionit publik në Itali pasi humbi vendin e punës për shkak të angazhimit të saj në platformën për të rritur OnlyFans, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se synon të kthehet në katedër, pa hequr dorë megjithatë nga aktiviteti i saj digjital. “Gjatë këtij viti pauze që i caktova vetes, kuptova se thirrja ime si mësuese nuk mund të fshihet. Për këtë arsye kam vendosur të rikthehem në shkollë”, ka u shpreh ajo. Ngjarja që përfshiu Elena Maragën mori dhenë rreth dymbëdhjetë muaj më parë, kur ajo u largua përfundimisht nga institucioni arsimor ku shërbente. Profilin e saj në OnlyFans e solli në vëmendje të drejtorisë skandali i shpërndarjes së paautorizuar të fotove private. Gjatë një dëshmie në emisionin “Le Iene”, Maraga shpjegoi se gjithçka nisi nga veprimi i njërit prej prindërve. “Një baba u abonua në kanalin tim, mori imazhet e mia dhe i shpërndaro ilegalisht në një grup të lojtarëve të futbollit për t'u mbledhur pikë. Partnerja e tij e zbuloi rastësisht dhe prej andej shpërtheu e gjithë furtuna”, pati rrëfyer ajo. Pavarësisht një peticioni solidarizues nga ana e disa familjarëve të fëmijëve që ajo kishte edukuar, drejtoria e kopshtit nuk bëri prapavepër, duke ndërprerë kontratën e punës. Përplasja solli diskutime të shumta në mbarë Italinë, ku opinioni u nda mes atyre që mbronin të drejtën e saj për të zhvilluar një aktivitet dytësor dhe atyre që e kritikonin për natyrën e përmbajtjes. Ky bum mediatik solli njëkohësisht edhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave të saj në internet. Ajo tregoi në “Mattino Cinque News” se kishte arkëtuar afërsisht 40 mijë euro brenda vetëm 30 ditëve. “Nuk ndiej turp për atë që bëj, por kjo nuk është thjesht një lojë. Falë bujës që bëri rasti im, fitimet e muajit të fundit kapën shifrën e rreth 40 mijë eurove, megjithëse situata nuk do të jetë gjithmonë e tillë”, theksoi ajo. Pas një kohe, Maraga arriti një akord me shkollën për mbylljen e çështjes së punësimit, ndërkohë që ka ndërmarrë hapa ligjorë duke bërë kallëzim penal për shpifje dhe cënim të të drejtave të autorit ndaj personave që publikuan materialet e saj pa leje. Tashmë, dymbëdhjetë muaj pas largimit nga mjedisi shkollor, Elena Maraga deklaron se dëshiron sërish të jetë pranë nxënësve, duke vijuar paralelisht edhe angazhimin e saj në botën digjitale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar