Kronikë
Zjarrvënie kriminale në Milot: Digjen katër kamionë dhe një eskavator, plagoset roja i subjektit
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj të marte në qytetin e Milotit, ku flakët kanë kapluar një biznes të përpunimit të inerteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndimin e një personi.
Si pasojë e këtij incidenti, janë shkrumbuar tërësisht katër automjete të tonazhit të rëndë (kamionë) dhe një eksavator, ndërsa roja i sigurisë i këtij objekti ka marrë lëndime trupore në fytyrë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria Vendore e Policisë ka lëshuar një njoftim zyrtar paraprak, ku sqaron detajet e para të ngjarjes dhe angazhimin e strukturave ligjzbatuese.
"Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 01:40, në Milot, në një subjekt për përpunimin e inerteve, në administrim të shtetasit K.B., janë djegur 4 kamionë dhe 1 eskavator. Gjithashtu, në spital është paraqitur roja i objektit, shtetasi M. M., 60 vjeç, me dëmtime fizike në pjesën e fytyrës", bën të ditur policia.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës, si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: