Sport
Goditje e fortë për Infantinon: Gjermania i bashkohet Zvicrës dhe i heq mbështetjen kreut të FIFA-s
Reklamë e Sponsorizuar
Pas lëvizjes së ngjashme nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), vala e pakënaqësisë ndaj kreut të FIFA-s ka përfshirë edhe Gjermaninë. Gjatë një interviste për “Tagesspiegel”, presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, ka shprehur hapur distancimin e tij nga Gianni Infantino.
“Pozicioni i tij si president i FIFA-s nuk është më i qëndrueshëm. Unë tashmë jam distancuar qartë prej tij kohët e fundit. Në komitetin ekzekutiv të DFB-së, kemi vendosur zyrtarisht dhe në mënyrë unanime të mos e rizgjedhim atë në Kongresin e FIFA-s në mars,” deklaroi 65-vjeçari.
Në radhët e Federatës Gjermane të Futbollit mbretëron bindja se Infantino ka konsumuar çdo shans dhe ka humbur përfundimisht besimin e institucioneve pas skenave dhe vendimeve që shoqëruan Kampionatin e fundit Botëror. Duke ilustruar këtë qëndrim të prerë, kreu i futbollit gjerman u shpreh se “duhet ta largojmë atë nga fusha e lojës”.
Pavarësisht kësaj krite të hapur dhe pakënaqësive në rritje, deri në këto momente nuk është zyrtarizuar asnjë kundërkandidat përballë Infantinos, ndërkohë që afati i fundit zyrtar për dorëzimin e kandidaturave drejt zgjedhjeve të 18 marsit është caktuar data 18 nëntor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: