Sport
Festivali “KamerFest” mahnit publikun me një simbiozë të rrallë nga Xhazi te Brahmsi e Messiaeni
Reklamë e Sponsorizuar
Amfiteatri i Bibliotekës Universitare në kryeqytet është bërë sërish pikëtakimi i artit dhe elegancës, teksa edicioni jubilar që shënon 25-vjetorin e festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “KamerFest” ka vijuar rrugëtimin e tij me një tjetër ngjarje të jashtëzakonshme artistike.
Në këtë mbrëmje të veçantë, skena i është besuar dyshes së talentuar të përbërë nga pianisti italian Virgilio Volante dhe violonçelisti Leufat Buçuku. Koncerti, i konceptuar nën titullin domethënës “Improvizim & dialog”, ka përcjellë emocione të forta te të pranishmit përmes një ndërthurjeje maestrale të periudhave dhe stileve muzikore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: