Aktuale
A ka nisur një romancë të re? Postimi i fundit i Azem Gagicës ngre dyshimet e para
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-konkurrenti i njohur i shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica, ka rikthyer vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të tij përmes një imazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në fotografinë e postuar së fundmi në profilin e tij në Instagram, konkretisht në rubrikën 'Story', ai shfaqet duke pozuar para pasqyrës. Megjithatë, ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është prania e një vajze pranë tij, detaj ky që ka mjaftuar për të nxitur menjëherë aludimet se ai mund të jetë duke përjetuar një histori të re dashurie.
Kjo pamje ka hedhur në dilemë fansat e tij, të cilët po pyesin nëse ish-banori i edicionit të parë të BBVK-së ka vendosur t'i japë zemrën dikujt tjetër. Nga ana e tij, Azemi ka preferuar të ruajë heshtjen, duke mos dhënë ende ndonjë sqarim apo pohim zyrtar lidhur me jetën e tij private.
Në ditët në vijim pritet të kuptohet nëse ai do të zgjedhë të thyejë heshtjen për të hedhur dritë mbi këtë situatë që ka ngjallur kaq shumë kureshtje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: