Politikë
Kushtëzimi i Kurtit ndaj Hamzës: Përplasja e fortë në takim dështon të prodhojë një marrëveshje politike
Reklamë e Sponsorizuar
Ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas rreth dy orë bisedimesh të mbyllura.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Qëndresa Tërshani, palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe, si pasojë, nuk është kurorëzuar asnjë marrëveshje politike mes tyre.
Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, në të cilin nuk pati dakordësi, PDK ka thirrur në një mbledhje urgjente Grupin e saj Parlamentar për të analizuar situatën e re dhe hapat e mëtejshëm.
Burimet bëjnë me dije se gjatë diskutimeve, kryeministri Albin Kurti i ka vënë kusht kreut të PDK-së, Bedri Hamza, duke kërkuar mbështetjen për zgjedhjen e Presidentit në këmbim të votës për Dhomat e Specializuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: