Politikë
Thirrje nga Kuvendi: Altin Krasniqi kërkon unitet ndërpartiak në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, u ka bërë thirrje ligjvënësve nga i gjithë spektri politik që të bëhen bashkë në Kuvend, për t'i dalë në zot Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-udhëheqësve të saj.
“I ftoj të gjithë kolegët deputetë, nga të gjitha partitë, të vijnë në Kuvend që të bashkohemi përsëri rreth UÇK-së, si dikur, e t’i mbrojmë me dinjitet çlirimtarët tanë dhe Kosovën”, ka theksuar Krasniqi në deklaratën e tij.
Në mbyllje të këtij mesazhi, ai ka përcjellë edhe një përshëndetje të veçantë për qytetarët, duke u shprehur: “Qytetarë, të fala keni nga babi!”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: