Kronikë
Bashkëpunim i ngushtë në drejtësi: Kryeprokurori i Shtetit pret në takim ushtruesin e detyrës së Prokurorisë Speciale, Dren Paca
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim zyrtar me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Dren Paca, me rastin e marrjes së detyrës së re nga ky i fundit, duke i përcjellë urimet më të sinqerta për punë të mbarë dhe suksese në angazhimet e tij.
Gjatë këtij takimi, dy krerët e institucioneve të ndjekjes penale u pajtuan plotësisht për të shtuar ritmin e bashkëpunimit institucional, me qëllim luftimin pa kompromis të dukurive negative. Vëmendje e veçantë iu kushtua korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të luftës dhe formave të tjera të ndërlikuara të kriminalitetit, si dhe forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me partnerët strategjikë përballë krimeve transnacionale që cenojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.
Përveç ndjekjes penale, fokus parësor i institucioneve do të jetë edhe kryerja e hetimeve financiare të thelluara, si dhe gjurmimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme.
Këto masa do të zbatohen për pasuritë e siguruara përmes veprave penale që hyjnë nën juridiksionin ekskluziv të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke theksuar domosdoshmërinë e zbatimit sa më efektiv të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: