Kronikë
Zvarritet procesi gjyqësor ndaj ish-zyrtarëve të Telekomit dhe të pandehurve të tjerë për korrupsion
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka anuluar seancën e paraparë për të mërkurën, ku do të rishqyrtohej çështja penale ndaj ish-drejtorit të Marketingut në Telekom, Trim Musliu, dhe gjashtë të pandehurve të tjerë: Armend Osaj, Denis Ceman, Kreshnik Musliu, Alban Limani, Fatbardh Ajvazi dhe Gazmend Hyseni, të cilët akuzohen për korrupsion dhe vepra të ndryshme penale.
Sipas aktakuzës, Trim Musliu dhe Armend Osaj ballafaqohen me akuza për përvetësim të telefonave celularë. Këta të dy, së bashku me Kreshnik Musliun dhe Denis Ceman, dyshohen gjithashtu për falsifikim dokumentesh. Ndërkaq, Alban Limani dhe Fatbardh Ajvazi akuzohen për mashtrim, keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe shmangie nga tatimi. Për parregullsi me dokumentet e tatimit po ngarkohet edhe Gazmend Hyseni.
Gjatë seancës, i akuzuari Gazmend Hyseni shprehu gatishmërinë për të pranuar fajësinë. Megjithatë, avokatja e jo mbrojtëse, Arbenita Aliu, pas një konsultimi me të, kërkoi që të mos hidhet ky hap pa u siguruar më parë të gjitha materialet e dosjes hetimore.
“Pasi që Gazmend Hyseni qysh në fazë të hershme ka dhënë kontributin për bashkëpunim me Prokurorinë, konsideroj se ky vullnet i tij qëndron edhe pse unë si mbrojtje e këshillova që pa shkresa të lëndës nuk do të vazhdoja më tutje por pasi që vullneti i tij është i rëndësishëm, andaj unë nuk e kontestoj”, u shpreh avokatja Aliu.
Ajo shtoi se e kishte marrë përsipër mbrojtjen e Hysenit vetëm kohët e fundit, duke bërë që situata të kërkojë kohë shtesë për shqyrtim të dokumentacionit.
Duke parë rrethanat, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra konstatoi se kushtet ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimi fillestar nuk plotësoheshin, pasi mbrojtja nuk mund të deklarohej zyrtarisht rreth fajësisë pa e shqyrtuar plotësisht lëndën.
Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi që seanca të shtyhet për një datë të ardhshme.
Ky proces fillimisht është udhëhequr nga gjyqtari Arben Hoti, por pas avancimit të tij në Gjykatën e Apelit, lënda i ka kaluar në kompetencë gjyqtares Namani-Hajra.
Edhe pse në seancën e mbajtur më 5 nëntor 2024 të pandehurit Denis Ceman dhe Gazmend Hyseni kishin pranuar fajësinë, ndryshimi i kryetarit të trupit gjykues ka sjellë nevojën që procedura e shqyrtimit fillestar të nisë nga e para.
Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për Trim Musliun dhe të tjerët?
Referuar aktakuzës së ngritur më 26 qershor 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), grupi i të pandehurve përbëhet nga Trim Musliu, Armend Osaj, Denis Ceman, Kreshnik Musliu, Alban Limani, Fatbardh Ajvazi dhe Gazmend Hyseni.
Në pikën e parë të aktakuzës, bëhet e ditur se Trim Musliu, gjatë periudhës 21 janar 2019 – 24 prill 2019, në cilësinë e drejtorit të Marketingut në Telekomin e Kosovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka përvetësuar pasuri të ndërmarrjes. Konkretisht, ai kishte lidhur kontratë me operatorin “Zone Mobile” për furnizim me 239 telefona mobilë, nga të cilët 153 i ka përvetësuar për vete. Po ashtu, në një furnizim të dytë prej 16 telefonash, ai ka përvetësuar 11 prej tyre, duke arritur një total prej 163 telefonash të përvetësuar në vlerë prej 164 mijë e 847 euro e 83 centë.
Për këto veprime, Musliu akuzohet për veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal.
Ndërkaq, në dispozitivin e dytë të aktakuzës theksohet se i pandehuri Armend Osaj, nga 3 shtatori deri më 30 shtator 2019, duke mbajtur pozitën e drejtorit të Financave dhe Thesarit në Telekom, ka vepruar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, duke kontraktuar me të njëjtin operator “Zone Mobile” për pajisje me telefona, USB dhe modema në vlerë totale prej 207 mijë e 733 euro e 10 centë, ku kishte pranuar gjithsej 305 aparate telefonike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: